Ministria e Financave ka bërë të ditur të premten se ka hapur thirrjen për mbështetje të organizatave dhe entiteteve që shpërndajnë pako ushqimore për familjet në nevojë, në kuadër të masës 3.4.
Ministri Hekuran Murati ka shkruar në Facebook se mbështetja do të jetë varësisht nga kapaciteti shpërndarës që ka organizata dhe me dy kushte.
“Sot, në kuadër të Masës 3.4, kemi hapur thirrjen për mbështetje të organizatave dhe entiteteve që shpërndajnë pako ushqimore për familjet në nevojë. Mbështetja do të jetë varësisht nga kapaciteti shpërndarës që ka organizata, me kushtet si vijon: Pako ushqimore deri në 50 euro për familje; dhe Së paku 70% e vlerës së pakos të jetë produkte vendore”, ka shkruar Murati.
Afati i fundit për aplikim është data 7 prill.
Deri tani, në kuadër të Masës 3.4 janë shpërndarë kuponë ushqimorë për mbi 10 mijë familje në asistencë sociale, 6 muaj nga 60 euro gjatë vitit të kaluar, si dhe janë mbështetur 11 kuzhina popullore që u shërbejnë ushqim çdo ditë mijëra familjeve në nevojë.
-
Qeveria ndan 1,7 milionë euro për 34 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë
-
Murati: Nga 100 euro për punonjësit privatë ekzekutohen të hënën
-
Hapet aplikimi për përfitim të 100 eurove për punëtorët e sektorit privat
-
Hapet aplikimi për shtesat prej 100 eurosh për studentët
-
Murati: Mbështetja për familjet e cenueshme për faturat e energjisë do të riaktivizohet dimrit