Arbëri

Ftesë për ofertë

Elkos sh.p.k. fton të gjitha kompanitë e interesuara, që dorëzojnë ofertat e tyre për:

“UNIFORMA PËR PUNËTORËT E KOMPANISË”

Kërkesat për ofertat financiare:

• Të gjitha ofertat duhet të dorëzohen në Euro, përfshirë TVSH-në;

• Në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH -në, Kompania do të konsiderojë se çmimet përfshijnë TVSH-në.

Kushtet dhe rregullat e ofertimit:

• Kopje e çertifikates se regjistrimit të biznesit;

• Kopje e çertifikates se numrit fiskal;

• Kopje e çertifikates se tvsh-së;

• Referenca për punën e kryer;

• Numri identifikues i prokurimit duhet të jetë i shkruar në këndin e djathtë të zarfit.

• Oferta në zarf të mbyllur dhe e shënuar qartë “Ofertë për Uniforma për punëtorët e Kompanisë” duhet të dorëzohet në zyrën qendrore të Elkos Sh.p.k (Zona Industriale, pn, Pejë).

• Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është deri të Premten në ora 16.00 të datës 25 Janar 2019.

• Ne ruajmë të drejtat për të ndryshuar specifikat, për të anuluar këtë tender, për të ftuar sërish pjesëmarrës të caktuar që ta dorëzojnë prapë ofertën e tyre, dhe për të diskualifikuar cilindo ofertues pa dhënë njoftime paraprake apo arsye për këtë.

• Ne ruajmë të drejtat për të mos kontaktuar me ofertuesit gjatë procesit të tenderimit.

• Ofertat që nuk u përmbahen kushteve të parashtruara në këtë dokument mund të diskualifikohen nga procesi i përzgjedhjes.

Dokumentet për aplikim dhe informata të tjera të hollësishme mund të kërkohen në Zyrën Qendrore te Kompanisë, Zyra e Prokurimit apo ne email adresën [email protected] prej orës 08:00-16:00 për çdo ditë pune pune, Zona industriale, pn, 30000, Pejë, Nr.tel: +381 (0)39 420 973.