Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar pas njoftimit se sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë në të cilën pritet të miratohet projektligji për buxhetin e vitit 2022.
Kërkesa kryesore e FSSHK-së është përfshirja e Projektligjit të pagave në projektbuxhetin e vitit 2022.
Mos përfshirja në buxhet e këtij Projektligji do të rëndon edhe më shumë situatën e krijuar tek punëtorët shëndetësor të cilët tashmë po ndihen të fyer e ofenduar me trajtimin të cilin po ia bën kjo Qeveri. Punëtorët shëndetësorë të lodhur e të stërngarkuar me punë sidomos gjatë kësaj periudhe me pandeminë kanë dëshmuar përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në ofrimin e shërbimeve shëndetësore duke mos e kursyer as jetën e tyre. Po iu rikujtojmë se mosha mesatare e profesionistëve shëndetësorë është rreth 53.7 vjeç, kërkesa për migrim jashtë vendit për punë të dinjitetshme çdo ditë po shtohet me të po pakësohet edhe numri i mjekëve dhe infermierëve pranë institucioneve publike, prandaj reagimi sindikal në këtë rast është i pashmangshëm. Ne nuk bëjmë pazare politike por veprojmë me masa sindikale andaj merrni me seriozitet Projektligjin e Pagave dhe përfshirjen e tij në Projektbuxhetin e vitit 2022 sepse veprimet radikale sindikale dhe pasojat mbi to do të rëndojnë në supet tuaja”, thuhet në reagimin e FSSHK-së.
Mbledhja e Qeverisë pritet të mbahet nga ora 17:00.
-
Qeveria procedon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e buxhetit
-
Miratohet në parim edhe projektligji për sigurimet shëndetësore
-
Bllokimi i buxhetit, sindikatat paralajmërojnë partitë politike për pasoja të rënda
-
Miratohet Projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor
-
Pakoja e benefiteve nga sigurimi shëndetësor pritet të zbatohet në faza brenda 5 vjetësh