Në qytetin Kars të Turqisë, ka filluar ushtrimi fushor ndërkombëtar “Ushtrimi Dimëror 19”, në të cilin ushtrim po marrin pjesë përfaqësuesit e 13-të shteteve.
FSK-ja po merr pjesë me një kontingjent prej shtatë pjesëtarëve të rangut. Kontingjenti i FSK-së ka zbarkuar më datën 6 shkurt dhe i është bashkuar Brigadës 14 të Mekanizuar të Ushtrisë Turke, në detyra të ndryshme, si oficerë/nënoficerë stafi, etj.
Komandanti i Kontingjentit të FSK-së, majori Albert Kuqi, deklaroi se të gjithë oficerët dhe nënoficerët e FSK-së janë në nivel të detyrës, duke treguar profesionalizëm gjatë realizimit të këtij ushtrimi të përbashkët operacional.
“Qëllimi i pjesëmarrjes së FSK-së, është që pjesëtarët tanë të trajnohen dhe zhvillojnë shkathtësitë e planifikimit dhe ekzekutimit të ushtrimeve, ku përfshinë qitje reale nga armët e kombinuara të kalibrave të ndryshme në një operacion konvencional ushtarak, si dhe këto përvoja t’i aplikojmë në vendin tonë në kushte dhe ambiente të ngjashme”, tha major Kuqi, thuhet në komunikatën e FSK-së.
“Ushtrimi dimëror 19” ka për qëllim testimin e kapaciteteve luftarake në kushte të dimrit, borë me trashësi deri 50 cm dhe temperatura deri -20 gradë celsius, si dhe forcimin e ndërveprueshmërisë në ambiente të përbashkëta operacionale.
“Ushtrimi dimëror 19” do të përfundojë më 22 shkurt, thuhet në komunikatë.
-
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Saber Junction 25”
-
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për beteja nga ushtarakët e Turqisë
-
Edhe një ekip i FSK-së niset për në Turqi
-
FSK-ja pjesë e stërvitjes “EFES 2022” krahas 38 vendeve të botës
-
FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar Saber Junction 19 në Gjermani