Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

FSK-ja pjesë e stërvitjes “EFES 2022” krahas 38 vendeve të botës

FSK-ja pjesë e stërvitjes “EFES 2022” krahas 38 vendeve të botës

Forcat e Sigurisë e Kosovës ka marrë pjesë në stërvitjen ushtarake “EFES 2022” krahas 38 forcave të shteteve të tjera të botës, ku të mërkurën është zhvilluar ekzekutimi përfundimtar i kësaj stërvitjeje, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili i ka përcjellë atë nga afër.

“Pjesëmarrja në stërvitje të tilla është në linjë të bashkëpunimit në fushën ushtarake; trajnimi, përgatitja profesionale e pjesëtarëve të FSK-së, shëndetësia ushtarake, janë ndër pikat kyçe të bashkëpunimit me Republikën e Turqisë, dhe po ashtu ishin dhe temë e diskutimit me Ministrin Akar, me të cilin u dakorduam që të intensifikojmë bashkëpunimin e mëtejmë në mes të dy ministrive”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai ka shtuar se ministri turk i Mbrojtjes, Hulus Akar, ka ritheksuar vazhdimin e mbështetjes së Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si Programi i Partneritetit për Paqe e Këshilli i Evropës.

Artikuj të ngjashëm