Arbëri

FSK-ja realizon garën tradicionale “Ujku Garues”

Në ambientet e kazermës “Ushtarët e NATO-s” në Istog, është realizuar gara tradicionale “Ujku Garues” me këtë rast është mbajtur ceremonia e përfundimit të garës që është një nder aktivitetet kryesore që i realizon Komanda e Forcave Tokësore (KFT) ku marrin pjesë ekipe nga njësitë e FSK-së dhe ndërkombëtarë.

Në një postim në Facebook nga FSK-ja bëhet e ditur se këtë vit pjesëmarrës në garë ishin 14 ekipe nga regjimentet e KFT-së, tri ekipe nga njësitë e FSK-së, Garda Kombëtare, Policia Ushtarake, Komanda e Logjistikës.

“Pjesëmarrësit në garë treguan përgatitje të lartë fizike, disiplinë entuziazëm dhe përkushtim dhe u certifikuan për pjesëmarrje në këtë aktivitet. Garën e ka fituar Policia Ushtarake dhe është shpërblyer me vendin e parë. Vendi i dytë i takoi Kompanisë B të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë, dhe vendi i tretë shkoi për Kompaninë Mbështetëse të Regjimentit të Këmbësorisë”, thuhet në njoftim.