Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, sot ka vizituar i Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, me qëllim të njoftimit lidhur me automjetet e blinduara të tipit ASV, donacion i ri nga SHBA-ja.
Me këtë rast, ai u prit nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Irfete Spahiu, e cila e njoftoi me me karakteristikat e automjeteve si dhe destinimin e tyre për qëllime trajnimi.
Sipas ministrit Mehaj, sasia aktuale e automjeteve të blinduara ushtarake ASV është vetëm pjesa e parë e kontingjentit të plotë të donacionit përkatës nga SHBA që do të pranohet në proces.
Mehaj ka inspektuar i edhe poligonin e qitjes së KDS-së, ku përcolli nga afër seancën trajnuese të pjesëtarëve të FSK-së në qitje me armë zjarri sipas planit paraprak të Qendrës për Stërvitje Profesionale të KDS-së.
Nga stafi përgjegjës, u njoftua me kushtet, pajisjet, masat e sigurisë, doktrinën si dhe procedurat standarde të operimit të aktiviteteve trajnuese në poligonin e qitjes.
-
Kosova dhe SHBA-ja diskutojnë për prokurime të reja të pajisjeve ushtarake për FSK-në
-
Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja
-
REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh
-
Delegacioni i FSK-së në Stamboll, diskuton për forcimin e kapaciteteve ushtarake
-
KFOR-i tërheq një mjet shpërthyes në Ferizaj, e FSK-ja një tjetër në Gjakovë