Nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës për furnizim me armatime dhe gatishmëria që Kosova si shtet dhe ushtri ka për të bashkëpunuar në çdo nivel me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i janë prezantuar zëvendëssekretaren e Mbrojtjes për Politika në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së, Sasha Baker, nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë të Ministrisë së Mbrojtjes, në takim mes Mehajt dhe Bakerit në SHBA u bisedua për progresin e FSK-së, rolin e Kosovës në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe qëndrimin e Qeverisë në situatën aktuale gjeopolitke, luftën në Ukrainë, etj.

“Me këtë rast, znj. Baker shprehu vlerësim të lartë për qasjen dhe kontributin e Republikës së Kosovës, sidomos në evakuimin e refugjatëve afganë dhe gatishmërinë për të trajnuar dhe pranuar refugjatë ukrainas. Gjithashtu, u bisedua për nevojat e FSK-së sa i përket furnizimit me armatime, si dhe gatishmërinë që si shtet e ushtri kemi për të bashkëpunuar në çdo nivel, ngase siç theksoi Ministri Mehaj: ‘zhvillimi i brendshëm por edhe stabiliteti i gjithmbarshëm i shteteve varet nga shkalla e bashkëpunimit’”, thuhet në njoftim.
“Republika e Kosovës është e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me çdo shtet anëtar të NATO-s që beson në vlerat demokratike dhe në lirinë e kombeve”, ka thënë Mehaj duke shtuar se “qëndrimi i Kosovës dhe përparimi që FSK ka arritur me implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, por edhe qeverisjes qendrore në përgjithësi, bëjnë që shteti i Kosovës të perceptohet si një aleat i besueshëm i ShBA-së dhe shtet kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit”.
-
Mehaj kërkon në SHBA blerje të shpejtë të armatimit për FSK-në
-
Mehaj rikonfirmon ofertën që të ndërtohet një bazë e përhershme ushtarake e SHBA-së në Kosovë
-
SHBA-ja zotohet për mbështetje të Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes
-
Kurti: Kosova e gatshme për t’i fuqizuar më tej raportet me SHBA-në në fushën e mbrojtjes
-
Kosova i kërkon SHBA-së bashkëpunim për industrinë ushtarake