Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fshatrat e Podujevës mbulohen nga bërlloku

pastrimi

Prej dy javësh, mbeturinat nuk janë grumbulluar në disa fshatra të Podujevës. Për pasojë, kontejnerë të stërmbushur e që kundërmojnë, shihen kudo në rrugë. Në kompaninë rajonale “Pastrimi” arsyetuan vonesat, duke thënë se kanë disa kamionë në servisim

Sapo hap derën e oborrit, Kastriot Veliun e pret e njëjta pamje – plot mbeturina. 

Para secilës shtëpi në rrugët e fshatit Gllamnik të Podujevës, ndodhen kontejnerë të stërmbushur prej dy javësh, që kundërmojnë erë të rëndë.

“Kjo është pasqyra e kësaj rruge. Kur vijnë mysafirët, e shohin koshin e mbeturinave jashtë. Ka kundërmim të erës. Zakonisht vijnë t'i marrin të enjten. Ka vonesa herë pas here për një ditë dhe është e menaxhueshme, por kur kalon dita e tretë ose e katërt, bëhet problem”, ka thënë banori i këtij fshati, Kastriot Veliu.

Përgjegjëse për grumbullimin e mbeturinave në këtë fshat është kompania rajonale “Pastrimi”. 

Banorët ankohen se ndonëse faturat i paguajnë me kohë, grumbullimi i mbeturinave nuk bëhet sipas orarit.

Edhe Dy javë me kontejnerë të stërmbushur në Podujevë Arbëri 1 muaj më parë Dy javë me kontejnerë të stërmbushur në Podujevë

"Qe dy javë mbeturinat nuk i kanë marrë. Çdo mëngjes kur dal për në punë nuk mund të kaloj prej qenve, sepse i shqyejnë qeset me mbeturina. Më duhet t'i pastroj vetë dhe t'i fus përsëri në qese, pothuajse çdo ditë", ka thënë banori tjetër i Gllamnikut, Bahri Abdullahu.

Hallin e njëjtë e ka edhe Nystret Bashota nga fshati Llapashticë. Ai thotë se, për shkak të vonesave, qentë endacakë shpesh i rrëzojnë kontejnerët.

"Gjendja me mbeturinat është prej shumë vitesh. Nuk i marrin kurrë me rregull. Herë një javë, herë dy javë. Erërat na mbytin, ndërsa qentë i shpërndajnë mbeturinat. Çdo mëngjes duhet t'i mbledhim prapë. I nxjerrim të mërkurën në mbrëmje që t'i marrin të enjten në mëngjes", ka thënë Bashota.

Vonesa në grumbullimin e mbeturinave ka edhe në fshatrat Ballofc, Sekiraçë dhe disa të tjerë të Podujevës.

Banorë thonë se janë ankuar në Komunën e Podujevës, por zgjidhje nuk është bërë.

Edhe “Pastrimi” arsyetohet për mosmbledhjen e bërllokut: Ka ndryshuar orari i operimit të deponisë Arbëri 1 j. më parë “Pastrimi” arsyetohet për mosmbledhjen e bërllokut: Ka ndryshuar orari i operimit të deponisë

KOHA ka dërguar pyetje edhe në Komunë, por gjatë të martës nuk ka marrë përgjigje.

E, në një njoftim e bërë më 25 qershor, Komuna e Podujevës bëri të ditur se, nga 1 korriku, 22 fshatra hyjnë nën menaxhimin e kompanisë private “Natyra”, për shkak të pamundësisë së kompanisë “Pastrimi” për të siguruar grumbullim të rregullt të mbeturinave.

E, në Kompani kanë thënë se arsyeja e vonesës në ofrimin e shërbimit është se tre kamionë ndodhen në riparim.

"Për shkak të kostos së lartë të pjesëve rezervë dhe procedurave të prokurimit publik, riparimi i tyre ka kërkuar më shumë kohë sesa ishte planifikuar", thuhet në përgjigjen e kompanisë “Pastrimi”.

Edhe Komunat përreth Prishtinës të pakënaqura me shërbimet e K.R.M “Pastrimi” Arbëri 3 j. më parë Komunat përreth Prishtinës të pakënaqura me shërbimet e K.R.M “Pastrimi”

Sipas kompanisë, ekipet janë duke operuar me tri ndërrime për të menaxhuar situatën e krijuar.

Ankesa në kompaninë “Pastrimi” për vonesa në grumbullimin e mbeturinave janë bërë edhe në Prishtinë, dhe në komuna ku ajo operon si në Fushë-Kosovë e Drenas.