Komuna e Vushtrrisë, rishtazi ka përmbyllur një projekt 3-vjeçar, për asfaltimin e rrugës që lidh disa fshatra të zonës malore të Shalës, raporton KTV.
Megjithëse, dukshëm më pak banorë kanë mbetur në këto fshatra, ata që dikur banonin atje, shprehen se investimi i komunës, ka rikthyer shpresën për ngjalljen e zonës.
Musli Uka, dikur banor i Sllakovcit, që tani jeton në Vushtrri, thotë se potenciali turistik, do të duhej të ishte prioritet i investimeve, jo vetëm për nivelin lokal.
Asfalti, nuk ka mbërritur edhe në fshatin Kurillovë.
Edhe një tjetër banor që tani jeton në Vushtrri, thotë se po ka vështirësi që të mbërrijë në shtëpinë ku dikur banonte.
Në këtë fshat, aktualisht jeton vetëm një familje, por edhe mërgimtarë e ish-banorë të këtyre zonave, i janë drejtuar me peticion komunës, me kërkesë rregullimin e infrastrukturës së nevojshme për rivitalizimin e zonës, që të paktën ajo të futet në planifikime për të ardhmen.
-
Ura e re në Pestovë ka përfunduar, por nuk është funksionalizuar
-
Banorë të 18 fshatrave në Vushtrri protestojnë për asfalt, Qeverisë i japin ultimatum
-
Banorët e Artakollit në Vushtrri kërkojnë riasfaltimin e rrugës që lidh 18 fshatra
-
Brenda dy viteve përfundon rruga që lidh 18 fshatra të Artakollit të Vushtrrisë
-
Rikonstruktimi i sheshit në Vushtrri shuan 10 biznese