Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fshati Papaz përfiton asfaltimin e 10 rrugicave

Komuna e Ferizajt nga buxheti vetjak në vlerë prej 182 mijë eurosh, ka finalizuar projektin e asfaltimit të rrugicave në fshatin Papaz me gjatësi prej rreth 3 kilometrash.

Për asfaltimin e këtyre rrugëve ka qenë edhe vetë kërkesë e banorëve prej disa vjetësh. Ndërkohë që me krijimin e buxhetit pas një vonese mjaft të gjatë, Komuna u është përgjigjur banorëve.

Gafurr Ilazi, drejtor i Infrastrukturës i Komunës së Ferizajt, ka thënë se nga buxheti i të hyrave vetjake kanë alokuar 180 mijë euro për asfaltimin e së paku dhjetë rrugicave të fshatit, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm