Franca ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës që të ndryshojë masën për ndalim të hyrjes së mallrave serbe në “kujdes të shtuar”.
Në një shkrim në Twitter, ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se vendimi mundëson përparim në Procesin e Berlinit dhe integrimin evropian.
“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës që të hapë pikëkalimin kufitar në Merdar për mallrat nga Serbia. Ky është vendim i rëndësishëm që mundëson përparim në integrimin rajonal (Procesin e Berlinit) dhe drejt integrimit Evropian. Përpjekja multilaterale e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sjell fryte të qëndrueshme”, ka shkruar ai.
Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti u shpreh i bindur se ky ndryshim i masës është “më se i mjaftueshëm” që Kosova të jetë pjesë e takimit të CEFTA-s këtë javë e në samitin e Berlinit javën tjetër.
-
Italia e mirëpret vendimin e Qeverisë për ndryshimin e masës për mallrat serbe
-
Hovenier e quan hap të rëndësishëm hapjen e Merdarit për mallrat nga Serbia
-
BE-ja mirëpret heqjen e kufizimeve për mallrat nga Serbia
-
Nis hyrja e mallrave serbe në Kosovë
-
Kosova plotëson pjesërisht kushtin për pjesëmarrjen në CEFTA e Procesin e Berlinit