Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se është hap i rëndësishëm hapja e pikës kufitare të Merdarit për mallrat nga Serbia.
Ai e përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës, duke thënë se ky është hap që çon në drejtim të duhur Kosovën drejt integrimit evropian. Hovenier ka shtuar se i vlerëson partnerët ndërkombëtarë “në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”.
“Jam i kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën, në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ne i vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Pro këtij vendimi kanë dalë edhe Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe.
-
BE-ja mirëpret heqjen e kufizimeve për mallrat nga Serbia
-
Franca mirëpret ndryshimin e masës për mallrat serbe
-
SHBA-ja mirëpret heqjen e tarifës doganore nga Kosova
-
Kosova heq tarifën prej 10 për qind për produktet nga SHBA-ja
-
Sveçla takon Sarrazinin, diskutojnë për futjen e mallrave serbe në Kosovë