Sot në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë janë shpërndarë fleta informuese lidhur me liberalizimin e vizave, ku gjenden disa pyetje për këtë proces që Ministria e Integrimit Evropian thotë se do të ndodhë në fund të vitit.
Lidhur me këtë fushatë, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka thënë se “Ne do të bëhemi edhe formalisht pjesë e pandashme e vlerave evropiane, kulturës dhe trashëgimisë evropiane, ashtu siç ishim përherë...”
“Djemtë e vajzat, me fletushka informuese për qytetarët, në Sheshin ‘Nëna Terezë’, ofrojnë përgjigje në tri pyetjet: Çka duhet të dini për liberalizimin e vizave? Çka është liberalizimi i vizave, Çka nuk është liberalizimi i vizave. Pra, filloi fushata për liberalizimin e vizave. Ne jemi gati për liberalizim. Ne e dimë rëndësinë e liberalizimit dhe kemi punuar që të arrihet kjo ditë sa më parë. Ne do të bëhemi edhe formalisht pjesë e pandashme e vlerave evropiane, kulturës dhe trashëgimisë evropiane, ashtu siç ishim përherë...”, ka shkruar Hoxha në Facebook.
{gallery}
-
Hoxha: Kemi nevojë për mbështetjen e BE-së për liberalizim
-
Solemnisht lansohet faza e re e Fushatës për Liberalizimin e vizave
-
Hoxha: Zhgënjyese nëse ndërlidhet liberalizimi me vazhdimin e dialogut
-
Hoxha: Kemi pritur dhe duam vlerësim objektiv për vizat nga BE-ja
-
Hoxha pas zgjedhjeve në BE: Presim vendim sa më të shpejtë për lëvizjen e lirë