Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Flamujt amerikanë në Prishtinë, falënderim për ndihmën e gjithanshme të SHBA-së

Sheshet e kryeqytetit janë stolisur sot me flamuj të SHBA-së, raporton KTV.

Përmes një vendimi, Qeveria e Kosovës ka vendosur ta stolisë sheshin, në shenjë falënderimi për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja ka dhënë për proceset në Kosovë. E gjithë kjo stolisje me flamuj të Amerikës u bë vetëm dy ditë para se Kuvendi të miratojë ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri.

I stolisur me flamuj të SHBA-së, ka zbardhur mëngjesin kryeqyteti në disa lagje të tij.

Shumë flamuj, sidomos në sheshet kryesore të Prishtinës, janë vendosur në shenjë falënderimi të mbështetjes së vazhdueshme që SHBA-ja ka dhënë për Kosovën.

Vetëm dy ditë para se Kuvendi i Kosovës t’i miratojë ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri, sheshi kryesor i kryeqytetit është mbuluar me flamuj të SHBA-ve. Qytetarët thonë se e gjithë kjo është bërë si shenjë falënderimi për SHBA-në e cila, tash e disa vite, ka mbështetur Kosovën.

Edhe Në Ditën e formimit të Ushtrisë, Prishtina stoliset me flamuj evropianë Arbëri Në Ditën e formimit të Ushtrisë, Prishtina stoliset me flamuj evropianë

Ka të tillë që mendojnë se në mesin e këtyre flamujve do të duhej të ishte edhe ai i Kosovës.

Përveç kësaj, ka edhe një arsye tjetër që Qeveria e Kosovës ka dhënë urdhër për vendosjen e flamujve të SHBA-së.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka thënë se Kosova do të përfitojë miliona euro nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit në kuadër të investimeve strategjike të qeverisë amerikane.

Sipas Gashit, vendosja e flamujve është bërë si shenjë falënderimi për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja ka dhënë në të gjitha proceset që kanë ndodhur në Kosovë.

Edhe Flamuj amerikanë vendosen në dalje të Kaçanikut Arbëri Flamuj amerikanë vendosen në dalje të Kaçanikut

Një ditë më parë, ishte Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, i cili tha se Washingtoni ka mbështetur zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimin e saj në Forcë të Armatosur.

Ndërsa, të premten, më 14 dhjetor, pritet që Kuvendi i Kosovës të miratojë tri ligjet e FSK-së të cilat e transformojnë këtë forcë në Ushtri.