Arbëri

Një ditë para festës së Pavarësisë, sheshet e Prishtinës pa flamujt shtetërorë

Ndryshe nga vitet e kaluara, sheshet e Prishtinës në vigjilje të festës së Pavarësisë së Kosovës, nuk janë mbuluar me flamujt shtetëror.

Disa pamje të publikuara nga KOHA, tregojnë se si pak orë para se të shënohet kjo festë, sheshet e kryeqytetit duken sikurse në ditët tjera të zakonshme.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka bërë të ditur se këtë vit ka koncept të ri të vendosjes së flamujve nëpër rrugët kryesore të Prishtinës dhe me mbylljen e sheshit.

“Kryeqyteti tjetër nivel. Tash me koncept të ri të vendosjes se flamujve. Kemi filluar me rrugët kryesore te Kryeqytetit dhe e mbyllim me sheshin. Nesër për festë jemi gati”, ka shkruar ai në një koment në Facebook.

Image

Vitet e kaluara, me afrimin e shënimit të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në sheshet e Prishtinës janë vendosur flamuj të Kosovës në nder të kësaj feste.