Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fjalimi i Albrightit në Kuvend tri vjet para pavarësisë

Ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, ka vdekur të mërkurën në moshën 84-vjeçare. Më 5 korrik 2005, para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, kishte mbajtur një fjalim rreth popullit, demokracisë në Kosovë dhe ndërtimit të institucioneve.

“Gjatë këtyre gjashtë viteve të shkuara, ju i keni treguar botës së njerëzit e Kosovës janë ndërtimtarë të vërtetë, jo vetëm ndërtimtarë të njohur në botë për ndërtimin e shtëpive dhe ndërtesave publike, por ndërtues të institucioneve të reja”, kishte thënë ndër të tjera Albright.

Ish-sekretarja, Kosovën e kishte cilësuar me popullatë të re, mirëpo e kishte theksuar edhe shkallën e papunësisë, duke pyetur se të rinjtë që i kishte parë në Kosovë, çka mund të bëjnë për t'i mbajtur familjet e tyre.

“Kosova e ka popullatën më të re, por gjithashtu edhe shkallën më të madhe të papunësisë në Evropë. Nuk mundem e të mos pyes veten për të rinjtë që i pashë mbrëmë. A thua çfarë bëjnë ata sot? A e kanë ata arsimin që u duhet për t’u bërë të aftë të mbajnë familjet e tyre si dhe të konkurrojnë me ekonomitë tjera të botës? A do të kenë ata mundësitë që i meritojnë për të shfrytëzuar plotësisht energjinë dhe shkathtësitë e tyre?”.

Albright kishte uruar që Kosova të prosperojë dhe të jetojë gjithmonë në liri e në paqe.

Edhe Vdiq ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright Botë Vdiq ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright

Albright vizitoi Kosovën edhe më 1999 si Sekretare dhe me 2019.

Fjalimi i plotë i ish-Sekretares Madeleine Albright në Kuvendin e Kosovës (5 korrik 2005)