Partia Fjala ka kujtuar 18 vjetorin e masakrës së Rezallës, për të cilën tha se është kryer nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë.
“Në këtë masakër janë masakruar 98 banorë të Rezallës së Skënderajit dhe fshatrave përreth dhe po ashtu janë 16 persona ende të zhdukur. Nga kjo masakër vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë”, thotë Fjala në këtë komunikatë.
Fjala ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare t’i bëjë presion Beogradit që t’i dorëzojë para drejtësisë “ata kriminelë që urdhëruan dhe zbatuan këtë masakër dhe të na i kthej personat e zhdukur”.
Artikuj të ngjashëm