Sot bëhen 21 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.
Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj, transmeton kp.
Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar masakrën e Rezallës dhe të Llovcës së Gjilanit.
“Sot kujtojmë jetët e pafajshme që u humbën 21 vite më parë në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit. Familje të tëra humbën më të dashurit, një numër i madh i të cilëve ende janë të pagjetur e eshtrat e tyre nuk pushojnë në Atdhe. Shumë dhembje përjetuam si popull. Por, ky ishte çmimi i lartë që paguam për liri. Ne jemi krenarë për të kaluarën, falënderues për kontributin e secilit, respektues për gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve. Lavdi të rënëve për liri”, ka shkruar ai.
-
27 vjet nga masakra e Rezallës
-
Banorët e Rezallës kërkojnë që vendi ku u krye masakra të merret në mbrojtje nga shteti
-
Haxhiu: Krimet e Serbisë s’do të harrohen kurrë
-
Kurti për Masakrën e Rezallës: Serbia ende fle mbi varreza masive nga gjenocidi në Kosovë
-
Haxhiu në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës: Do të angazhohemi për drejtësi