Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

18 vjet nga masakra e Rezallës

Sot bëhen 18 vjet nga masakra e Rezallës, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin të zhdukur.

Pas identifikimeve të fundit, janë edhe 16 persona të zhdukur nga fshati Rezallë, ku 8 janë nga data 5 prill 1999, pra të zhdukur në të njëjtën datë më 28 personat që u rivarrosën dy vjet më parë, shkruan kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trupat e tyre të pajetë u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve .

Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë, kryesisht burra e djem të rinj.

Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë.

Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë konflikti në Kosovë.