Parlamenti i Finlandës ka themeluar të martën Grupin parlamentar të miqësisë me Kosovën, ka njoftuar Ambasada finlandeze në Kosovë.
Ky grup do te udhëhiqet nga Tytti Tuppurainen, ish-Ministre e Çështjeve Evropiane, bashkë me nënkryetarin Mikko Savola, deputet dhe ish-ministër i Mbrojtjes.
Tuppurainen njihet si përkrahëse e madhe e Kosovës. Pas themelimit të këtij grupi, ajo ka shkruar në Twitter se ndihet krenare për formimin e tij si dhe ka shprehur kënaqësinë që do ta udhëheqë grupin.
Falënderim ka marrë nga Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, që ka shkruar se janë “të përkushtuar që të avancojnë më tej raportet miqësore dhe diplomatike mes njëra-tjetrës, por edhe raportin e përgjithshëm Kosovë-Finlandë”.
-
Tuppurainen: Dialogu Kosovë-Serbi mund të rrisë stabilitetin në rajon
-
Kallas pas formimit të Qeverisë paralajmëron takim në dialogun Kosovë-Serbi
-
Tovërlani: Ndaj Finlandës na duhet më shumë luftë
-
Kryediplomatja finlandeze takon Osmanin, por jo edhe Kurtin e Gërvallën
-
Kryesuesja e OSBE-së: Shpresoj që Kuvendi të formohet bazuar në Kushtetutë