Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tuppurainen: Dialogu Kosovë-Serbi mund të rrisë stabilitetin në rajon

Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen, ka thënë se Ballkani Perëndimor është një hapësirë e rëndësishme dhe se stabiliteti në Ballkanin perëndimor nuk është i rëndësishëm vetëm për rajonin, duke shtuar se kjo është çështje evropiane.

Ajo ka thënë se pikërisht për këtë, ka ardhur në Kosovë.

Tuppuarainen ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është moment i përshtatshëm për ta rritur stabilitetin në rajon.

E pyetur se a është e shqetësuar qeveria finlandeze për sigurinë në Ballkanin perëndimor, ajo ka thënë se duan ta promovojnë stabilitetin në rajon. Porse ka shtuar se nuk është në dorën e tyre të vendosin se çfarë duhet të bëhet në këtë rajon.

“Ju kosovarët, duhet të vendosni për veten tuaj. Është në dorë të Kosovës për të vendosur se çfarë është më e mira për ju. Por jemi këtu për të lehtësuar apo ofruar çfarëdo ndihme që mund të iu duhet dhe të kërkoni. Mendoj se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është në një moment perfekt që të rritë stabilitetin në rajon dhe Bashkimi Evropian po ashtu ka investuar shumë në këtë dialog”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se i japin përkrahje të plotë përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi , Miroslav Lajcak.

Edhe Ambasadori gjerman: Dialogu kyç për stabilitet dhe perspektivë evropiane Arbëri Ambasadori gjerman: Dialogu kyç për stabilitet dhe perspektivë evropiane

Sipas saj, ai ka përkrahjen e BE-së dhe përkrahjen finlandeze po ashtu.

Ajo ka thënë se tash është rasti për Prishtinën dhe Beogradin që zënë momentumin dhe ta përdornin mundësinë. Porse, ka shtuar se nuk është në dorën e BE-së, apo të Finlandës t’u tregojnë palëve se çfarë duhet të bëjnë.

“Ne vetëm mund të lehtësojmë dhe të ju ndihmojmë më tej nëse iu duhet ndihma. Kemi shumë arsyet për të qenë të shqetësuar kur flasim për paqen në Evropë. Dhe tash është koha që të bashkohemi për demokracinë duke qëndruar kundër autokracisë të llojit të autokracisë Ruse të Vladimir Putinit. Rregulli i sigurisë ka ndryshuar në Evropë. Tash po përballemi me Rusinë që po zhvillon një luftë imperialiste. Kështu që duhet të jemi të qartë se në cilën pjesë të historisë jemi. A jemi për demokracinë dhe stabilitetin? Dhe, jam e lumtur se Kosova ka zgjedhur anën. Jeni në linjë të plotë me Bashkimin Evropian, sanksionet e kështu me radhë. Dhe vërtetë ju falënderoj për këtë. Kjo është një gjë e mirë sepse vetëm të bashkuar mund të përballemi me autokracinë dhe Rusinë. Pra, është çështje e stabilitetit”, ka thënë ajo.