Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Financimi i arsimit shqip në diasporë ka kosto miliona euro

Gjatë diskutimit për Ligjin e Diasporës në Komisionin për Punë të Jashtme, deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar që mësimi plotësues në diasporë të financohet nga buxheti i Kosovës.

Konjufca ka kërkuar që në projektligjin për buxhetin 2019 të futet programi për financim, pasi Kosova ka obligim ndaj diasporës, e cila është mjaft kontributdhënëse për Kosovën.

“Po nuk e morët ju koston e pagesës të rregullt të të gjithë mësuesve aq sa janë të nevojshëm për të gjithë ata 200 mijë fëmijë të diasporës, unë mendojë se nuk kemi bërë zgjidhje për diasporën. Këto të tjera të gjitha janë më jo serioze se kjo e cila po e them. Mund t’i merr disa miliona kjo çështje, është kosto disa milionëshe, mirëpo ne kemi po kemi miliona për gjithçka, e miliona për popullin tonë, për të gjithë ata fëmijë”, tha Konjufca.

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, gjatë raportimit për Projektligjin e Diasporës, ka thënë financimi mund të bëhet nga të hyrat vjetore nga diaspora që janë rreth 700 milionë euro.

Por Konjufca ka reaguar duke thënë se ato mjete nuk janë të shtetit, janë mjete të familjeve kosovare që nuk mund të jenë pjesë e financimit për diasporën.

Edhe Muja: PDK-ja gënjeu, subvencionimi për libra i shmang abuzimet dhe e kursen buxhetin LAJMET E MBRËMJES Muja: PDK-ja gënjeu, subvencionimi për libra i shmang abuzimet dhe e kursen buxhetin

Në fund, edhe ministri Gashi është pajtuar që kjo barrë e financimit mund të ndodhë edhe në mënyrë buxhetore nga viti 2020, ose edhe nga viti 2019.

Ndërsa, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani ka ngritur çështjen e përfshirjes së diasporës në kuvend, por siç tha ajo fatkeqësisht pa ndryshimet kushtetuese kjo nuk mund të ndodhë, edhe pse ka vullnet politik.

Ajo po ashtu ka kërkuar të bëhet ndryshimi i Ligjit për Investime Strategjike, që t’u jepet mundësi diasporës të investojnë dhe të mos vazhdojnë të jenë vetëm burime financiare të familjeve të tyre.

Ndërsa, Fitore Pacolli nga VV, ka pasur tri vërejtje për projektligjin, një ndër to sipas saj, është ajo për qendrat kulturore në Diasporë.

Edhe Gërxhaliu: Diaspora ka peshë të madhe, fatkeqësisht Kosova s’di ta ruajë Arbëri Gërxhaliu: Diaspora ka peshë të madhe, fatkeqësisht Kosova s’di ta ruajë

“Këtu në projektligj tash që e keni sjell të riun, nuk e pash që janë marr parasysh kërkesat e diasporës, është thuajse i njëjti. Për qendrat kulturore, ma gjeni dikë që e ka përkrah këtë model që keni prezantuar. Unë i kam marrë shënimet në të gjitha diskutimet publike ku kam qenë, me emra dhe mbiemra të shoqatave. Krejt i kanë kundërshtuar mënyrën e propozimit”, tha Pacolli.

Deputeti Elmi Recica ka thënë se në kuadër të rëndësisë që ka diaspora të bëhet edhe Ligji për diasporën, pa pasur nevojë për nguti. Ndërsa, deputetja Time Kadrijaj nga AAK ka thënë se nuk duhet të politizohet diaspora nga deputetët./I. Shabani/