Klubi Alpin Prishtina njofton se së bashku me Drejtorinë e Parqeve, Komunën e Prishtinës, Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Hortikulturën, është duke e punuar Shtegun e Arinjve i cili e lidh Parkun e Gërmisë me Liqenin e Badovcit, më saktësisht me Strehimoren e Arinjve.
Sipas këtij njoftimi, këtij shtegu do t’i rregullohet traseja dhe do të pastrohet nga vegjetacioni në vendet ku është e domosdoshme.
“Këtij shtegu do ti rregullohet traseja dhe do të pastrohet nga vegjetacioni (vetëm në vendet ku është e domosdoshme), duke e trajtuar edhe drenazhimin, rregullimin e dy krojeve përgjatë shtegut, si dhe vendosjen e sinjalistikës”, thuhet në njoftim.
Sipas Klubit Alpin Prishtina, si përfundim, shtegu do të mundësojë lëvizjen e sigurt të ecësve, vrapuesve dhe biçikletave, për të krijuar kështu qasje të lehtë në pjesën e Liqenit.
-
Hapet Pishina e Gërmisë
-
Rama: Po rikthehet teleferiku i Gërmisë
-
Përurohet “Shtegu Panorama” në peisazhin e mbrojtur të Gërmisë
-
Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes për zgjerim të ngrohjes qendrore në Prishtinë
-
Ministria thotë se rrënimet në Ujman u bënë në përputhje me ligjin, paralajmëron aksione në Badovc e Batllavë