Disa nga fshatrat e Prishtinës dhe një pjese të Graçanicës iu është ndalur uji tash e disa ditë. Kompania e ujësjellësit ka bërë të ditur se ka nisur të shtunën ndërtimin e linjës së re, gypit me gjatësi prej 130 metra, për t'i mundësuar furnizimin me ujë kësaj pjese të kryeqytetit.
Sipas kompanisë, ky gyp duhej të ndërtohej dy muaj më vonë, por dëmtimet e shpeshta nga faktori njeri dhe jo vetëm, i detyruan ata të intervenojnë më herët.
“Të nderuar konsumatorë të fshatit Kishnicë, gjysma e fshatit Badoc , Shushicë, Shashkovc dhe një pjesë e vogël Graçanicës, ju njoftojmë se që nga dita e djeshme ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit të ujësjellësit janë duke punuar në realizimin e ndërtimit të linjës së re, gypit me gjatësi prej 130 metra, pasi që sanimi i tij ka qenë i parealizueshëm për shkak të dëmtimit të shpeshtë si pasojë faktorit njeri, hedhja e pakontrolluar e materialeve inerte deri në 10 metra ngarkesë sipër gypit, dhe kjo si pasojë e neglizhencës së organeve lokale hedhja e materialeve ështe bërë pa kontroll. Pavarësisht se kishim këtë projekt të planifikuar, dëmtimet e shpeshta na detyruan që, dy muaj më herët të dalim me ekipet tona për të sanuar gjendjen aty. Këto zona janë pa ujë qe disa ditë, deri në ndërtimin e kësaj linje të re, e cila do u mundësojë furnizim me ujë pa probleme infrastrukturore, zonave të lartcekura”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Kompania në fund ka treguar se furnizimi me ujë nuk do të kthehet derisa të përfundojnë punët për linjën e re.
-
Një pjesë e Prishtinës dhe Graçanica sot pa ujë
-
Të dielën mbesin pa ujë Graçanica dhe disa lagje të Prishtinës
-
Pëlcet gypi i ujit në Hajvali, mbesin pa ujë disa fshatra dhe lagje të Prishtinës
-
Dëmtohet gypi nga gërmimet private, disa lagje dhe fshatra në Prishtinë mbesin pa ujë
-
Dëmtohet një gyp, mbesin pa ujë dy rrugë në Prishtinë