Në kuadër të lehtësimit të masave, sot ka filluar puna në ambulancat specialistike, operacionet selektive dhe rastet e tjera jo emergjente që ishin të ndaluar deri më tani.
SHSKUK-ja ka njoftuar se pacientët që kërkojnë shërbime shëndetësore në kuadër të klinikave të QKUK-së, por edhe spitaleve të përgjithshme, për të hyrë në kuadër të objekteve shëndetësore, duhet që domosdoshmërisht të jenë të pajisur me maska dhe doreza.
“Të gjitha rastet që trajtohen, paraprakisht duhet të caktojnë terminët, kurse në objekt hyjnë vetëm ata që kanë terminët, kurse të tjerët presin jashtë. Po ashtu, sipas këtij plani, kontrollet bëhen me distancë kohore prej 30 minuta, kurse është e ndaluar të krijohen tollovi në hyrje të objekteve”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu njoftohet se pacientët që kanë terminët për realizim të procedurave diagnostike në Klinikën e Radiologjisë, se duhet të paraqiten sipas terminëve, kurse atyre që ju ka kaluar termini të lajmërohen në klinikë për të caktuar termin të ri.
-
Pacientët presin së paku tri orë për kontroll në ambulancën specialistike të QKUK-së
-
Ndërpritet caktimi i terminëve përmes telefonit në dy ambulancat specialistike të QKUK-së
-
QKUK-ja merr masa ndaj katër infermierëve dhe suspendon një punëtor teknik pas ankesës së një qytetareje
-
Mungesa e barnave dhe llogaridhënies – sot në "60 Minuta" me Besim Kodrën
-
QKUK-ja kërkon staf shtesë, SHSKUK-ja nuk i premton