Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës nacionale M2, Milloshevë –Mitrovicë, aksi rrugor Smrekovnicë - Gojbulë.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se punimet po nisin në 21-vjetorin e rënies së heronjve, komandantit Zahir Pajaziti me bashkëluftëtarët Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, shkruan sot “Koha Ditore”.
Qeveria e Republikës së Kosovës në respekt të veprës dhe sakrificës së Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut e ka emërtuar këtë autorrugë nacionale me emrin e tre heronjve të kombit.
“Ne si Ministri e Infrastrukturës sot po e nisim praktikisht atë nga vendi kur dikur ishin ndërprerë punimet. Kjo rrugë është një nga arteriet kryesore të Republikës së Kosovës dhe është pjesë e drejtimit rrugor 6 në kuadër të rrjetit bazik të transportit të Evropës Juglindore”, ka thënë Lekaj. Sipas tij, investimi që po bëhet këtu përmes fondeve arabe kap vlerën e rreth 12 milionëve, vetëm për ketë pjesë prej rreth 5 kilometrave.
-
Në maj vazhdojnë punimet për rrugën Prishtinë – Mitrovicë
-
Abrashi premton punë më intensive në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, thotë se u zvarrit shumë
-
Rinisin punimet në Autostradën Prishtinë-Mitrovicë
-
Nënshkruhet kontrata për projektin e rrugës Mitrovicë –Milloshevë
-
Lekaj thotë se autostrada Prishtinë – Mitrovicë përfundon për dy vjet