Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj vizitoi sot komunën e Junikut ku u prit nga kryetari i kësaj komune Agron Kuçi, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Në këtë takim u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së infrastrukturës dhe komunës së Junikut për ndërtimin e rrugëve të reja në këtë komunë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas këtij takimi ministri Lekaj dhe kryetari Kuçi, inauguruan fillimin e punimeve për rrugën Junik-Gjeravicë, segmenti Junik-Lugu i gjatë, në gjatësi rreth 7 kilometra e 856 metra..
Në prononcimin e tij për media ministri Lekaj tha se kjo rrugë do të ndikojë në zhvillimin ekonomik, të turizmit, të bujqësisë dhe ndërrmarrësisë dhe se ajo do të kryhet në afat të caktuar prej 90 ditësh..
Kuçi e falënderoj ministrin Lekaj, për këtë projekt madhor për komunën e Junikut. Njëherësh ky projekt është projekti më gjigant i kësaj komune, u shpreh kryetari Kuçi.
kësaj Ministri Lekaj i shoqëruar edhe nga Hilmi Haradinaj, (babai i kryeministrit aktual të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj) inauguroi fillimin e punimeve të disa rrugëve të fshatit Gllogjan, në gjatësi prej 6 kilometrash.