Arbëri

Fillon asfaltimi i rrugës në Deiq të Klinës

Kanë nisur punimet në asfaltimin e rrugës së fshatit Deiq të Komunës së Klinës, rrugë kjo e cila do të krijojë lehtësi në lëvizje për më shumë së 50 familje të fshatit Deiq dhe një pjesë të Zajmit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në ceremoninë zyrtare të nisjes së punimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota i cili ka thënë se pushteti lokal po realizon projekte të shumta të cilat ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve, transmeton Koha.net.

“Kjo rrugë është shumë e rëndësishme për ketë fshat përmes së cilës krijohet një lidhje me rrugën kryesore në drejtim të Klinës dhe magjistrales Prishtinë-Pejë. Në zonat rurale dhe urbane të Komunës së Klinës është duke u punuar në hiq me pak se 40 projekte”, ka thënë Bashota.

Rruga do të jetë në shërbim edhe të nxënësve të këtij fshati për vajtje ardhje në shkollë.​