Malishevë, 30 mars - Në kuadër të ndërtimit të rrugës unazore në Malishevë, e cila kalon mbi lumin Mirusha, sot ka filluar ndërtimi i urës mbi këtë lum.
Ndërtimi i urës ka rëndësi të madhe, jo vetëm për shkak të kësaj rruge unazore, por edhe për të gjithë banorët e qytetit të Malishevës, pasi banorët e disa lagjeve nuk do të kenë nevojë të kalojnë nëpër qendër të qytetit, për shkuar nga lagjja në lagje, por tani do të lëvizin më shkurt dhe më shpejt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas drejtorit te urbanizmit, Ahmet Morina, kjo urë ka një gjatësi prej 17 metrave dhe një lartësi mbi shtatë metrave, ndërsa i tërë projekti i ndërtimit të urës dhe rrugës unazore do të kushtojnë rreth 140 mijë euro dhe financohet nga buxheti komunal i Malishevës.