Komuna e Malishevës ka njoftuar për gjendjen pas reshjeve. Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se niveli i ujit në lumin Mirusha është rritur. Gjithashtu njoftohet se uji ka depërtuar në rrugën “Hamdi Berisha” në rrugën transit dhe në urën mbi lumin Mirusha.
“Gjatë pasdites së sotme, niveli i ujit në lumin Mirusha, është rritur përsëris. Për të parandaluar vërshimet, komuna ka ndërhyrë në disa pika, duke e hapur rrjedhën e lumit, sidomos në vendet ku ka ura, dhe të gjitha ekipet emergjente janë terren dhe në gatishmëri, dhe gjendja është e menaxhueshme”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomuna njofton se njëra nga pikat ku është intervenuar sot, është edhe ura mbi lumin Mirusha, ku janë larguar mbeturina që janë sjellë nga uji gjatë dy ditëve të kaluara.