“Kush jeni ju, çfarë bëni ju, jeni të dërguar të Jezu Krishtit, si mundeni të gjykoni, ju nuk jeni gjykatë!”.
Janë këto fjalët e Miroslav Lazanskit drejtuar ish-drejtoreshës së Fondit për të Drejtën Humanitare, Sandra Orloviq në një emision televiziv, insert ky i përfshirë edhe në dokumentar.
E përfaqësuesit i Fondit në Rubikon të KTV-së tha se çfarë ata po bëjnë nuk është gjykim.
Sipas tij, Fondi vetëm ka publikuar dosjet në mënyrë që ta udhëzojë prokurorinë lidhur me temat e prekura.
Autori i filmit dokumentar “Gjenerali Dikoviq dhe Brigada e 37 në Kosovë”, Nemanja Stjepanoviq në Rubikon të KTV-së ka bërë të ditur se ata veçse kanë ngritur padi në organet e drejtësisë kundër Dikoviqit, komandantit Deliq dhe të tjerëve.
“Kundër disa komandantëve kemi ngritur padi në organet serbe të drejtësisë, kundër Dikoviqit apo komandantit Deliq, i cili ishte komandant i Brigadës 549, kundër gjeneralit Zhivanoviq, i cili ishte komandant i Brigadës 125, atëherë kemi dosje që merren edhe me këto tema dhe natyrisht edhe tani arrijmë te situata kur disa njerëz, si për shembull Lazanski, i cili ishte mysafir në një studio me ish-drejtoreshën tonë të Fondit, Sandra Orloviq, dhe pyet: ‘kush jeni ju, çfarë bëni ju, jeni të dërguar të Jezu Krishtit, si mundeni të gjykoni, ju nuk jeni gjykatë!’ por ne nuk e gjykojmë askënd, ne thjesht i kemi publikuar ato të dhëna dhe prokurorisë i kemi dhënë udhëzime dhe nëse vërtet prokurori do që për ndonjërën prej këtyre temave të ngritë padi, nëse fillon nga informatat që ne i kemi dhënë, prapë duke pasur parasysh se ne nuk gjykuam asgjë, por nëse niset nga këto informata për një afat të shkurtër mund të shohë diskutime me dëshmitarë, të kontrollojë akoma më shumë dokumente, gjëra në të cilat prokuroria ka qasje e ne jo, atëherë për një kohë të shkurtër do të mund të ngritë padi kundër disa njerëzve”, ka thënë ai.