Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjenerali serb Dikoviq: Luftuam kundër forcave shqiptaro-terroriste

Gjenerali i Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, në një intervistë për mediumin serb “Alo”, ka folur për akuzat e ngritura ndaj tij për krime në Kosovë.

Dikoviq akuzohet për vdekjen e 1 mijë e 400 civilëve në Kosovë, fakte të cilat janë publikuar së fundmi në filmin dokumentar të Fondit për të Drejtën Humanitare “Gjenerali Dikoviq dhe Brigada e 37 në Kosovë”, i cili u transmetua ditë më parë në KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

FHD e ka akuzuar gjeneralin aktual të ushtrisë së Serbisë për pjesëmarrje në krimet e luftës në Kosovë si dhe për operacionin e fshehjes së trupave të viktimave.

“Më vjen keq për të gjitha viktimat e pafajshme gjatë operacioneve ushtarake në mbrojtje të atdheut më 1999. Viktima të pafajshme ka pasur nga pala serbe, shqiptare dhe nga qytetarët tjerë në territorin e krahinës autonome të Kosovës dhe Metohisë, por edhe në tërë territorin e ish-Republikës Federale të Jugosllavisë. Krime ka pasur, por ushtria dhe pjesëtarët e saj ato nuk i kanë kryer, por se për çdo krim që ata kanë pasur informacione i kanë adresuar ato kundër kryerësve të tyre”, ka thënë Dikoviq në këtë intervistë, transmeton Koha.net.

Ai shton se është i bindur që filmi i ri dokumentar i FHD-së në Beograd, i punuar në bashkëpunim me FHD-në në Kosovë, “ka për qëllim të diskreditojë luftën e guximshme të të gjithë pjesëtarëve të ushtrisë dhe personelit komandues në luftën kundër forcave shqiptaro-terroriste dhe agresionit të NATO-s”.

“Në mënyrë tendencioze, me qëllime të këqija dhe pa asnjë dëshmi tentojnë të më bëjnë përgjegjës për krime, se kam urdhëruar kryerjen e krimeve kam nxitur të kryhen krime apo edhe se i kam kryer personalisht. Në dokumentet e paraqitura në film nuk paraqitet ajo pjesa që ka të bëjë me sjelljen e ushtrisë ndaj civilëve dhe mbrojtjes së jetëve të tyre. Ajo Brigada 37 me heroizëm është mbrojtur kundër forcave shqiptaro-terroriste dhe kundër agresionit të NATO-s dhe në ato luftime ka pasur shumë viktima, 60 të vdekur dhe 260 të plagosur, të cilat Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd nuk i përmend, dhe as që i intereson se kush i ka bërë ato, sikur të kishin plagosur vetë apo të kishin kryer vetëvrasje. Të kujtojmë se në Drenas dhe Skenderaj aso kohe kanë jetuar mbi 15 mijë qytetarë jetët e të cilëve janë ruajtur”, ka thënë gjenerali Dikoviq, duke shtuar se “ky film dëshmon edhe njëherë se Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd ka për qëllim të zbulojë të vërtetën e tyre për krimet e kryera në territorin e Kosovës dhe Metohisë”.


Cilat ishin arsyet e medieve serbe për mos emetim të dokumentarit “Gjenerali Dikoviq dhe Brigada e 37 në Kosovë”


“Dhe duke mos i përmendur dhe harruar krimet e kryera ndaj serbëve dhe popullatës tjetër jo-shqiptare. Për krahasim, Fondi për të Drejtën Humanitare në të ashtuquajturën “Kosovë” angazhohet për të hetuar krimet kundër shqiptarëve, ndërsa Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd ekskluzivisht “heton” krimet e dyshuara të kryera nga serbët”, ka theksuar Dikoviq.