Dokumentari “Gjenerali Dikoviq dhe Brigada e 37 në Kosovë” flet për rreth 100 njerëz që ishin akterë të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Autori i filmit dokumentar, Nemanja Stjepanoviq në Rubikon të KTV-së theksoi se kanë paraqitur dokumente të detajizuara.
“Nga Slobodan Millosheviqi, po flasim për operacionin e fshehjes së trupave. Nga Milosheviqi, i cili këtë operacion e kishte urdhëruar deri te ngasësit që transportonin trupat nga Kosova në Serbi dhe hapnin varrezat, i groposnin e të tjera. Atëherë ne në këto dosje po i paraqesim të gjitha faktet e mundshme dhe thënë sinqerisht deri te një pjesë e madhe e tyre mund të vijmë falë punës së Tribunalit të Hagës, i cili të gjitha këto dokumente i publikoi por Tribunali i Hagës nuk merrej, të themi konkretisht, me disa gjëra aq në detaje, njëjtë siç ne bëjmë, si për shembull me djegien e trupave të kosovarëve pas krimeve”, ka thënë ai.
Të gjitha dosjet e dokumentet paraprakisht ishin të publikuara në ueb faqe e Fondit por edhe gjatë konferencave.
-
Gjenerali serb Dikoviq: Luftuam kundër forcave shqiptaro-terroriste
-
Kosova gërmon për mbetje mortore, Serbia i ngre monument brigadës së kriminelëve
-
MPJ-ja shpërndan në OKB dokumentarin e Fondit për të Drejtën Humanitare
-
MD e Serbisë: Kurrë s’kemi fshehur dokumentet për krime
-
FHD në Serbi paditi Dikoviqin, komandantin Deliq dhe gjeneralin Zhivanoviq