Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fetahu premton transport e parkingje publike në Podujevë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, ka shpalosur të martën programin për urbanizëm. Ai në një konferencë për media ka premtuar transport publik, parkingje publike e tualete.

“Komuna jonë për 20 vjet nuk ka transport publik, kemi ndërtime pa leje, nuk kemi tualete publike. Këto janë të dhëna që tregojnë për lështinet e kësaj qeverisje. Ne e kemi përgatitur një program dhe ky program mendoj se i jep zgjidhje telasheve të qytetarëve”, ka deklaruar Naim Fetahu, transmeton Koha.

Ai ka thënë se në programin e tij qeverisës ka paraparë modernizimin e stacionit të autobusëve nëpërmjet partneritetit publiko-privat.

“Kemi paraparë që ta bëjmë edhe transportin publik ku do t’i lirojmë nga pagesat kategoritë e luftës, familjet që kanë të zhdukur dhe pensionistët. Kemi paraparë 2 parkingje publike. Do t’i japim fund pronave të uzurpuara, të cilat do t’i lirojmë...Do të kujdesemi për ujë të pijshëm dhe zona të gjelbëruara, do të ndërtojmë objekte që qytetarët të mund të bëjnë jetë të dinjitetshme dhe do të bëjmë 2 wc publike”, ka theksuar Fetahu.

Artikuj të ngjashëm