Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Festa e veçantë e ish-ushtarit të UÇK-së, feston ditëlindjen në ditën e Ushtrisë

“E priti gjatë këtë rast historik”.

20 vjet më parë, ai as nuk do të mund ta imagjinonte se ëndrra e tij, për çka edhe iu bashkua UÇK-së, do të bëhej realitet.

Në këtë ditë, Basri Pira nga Pozhorani i Vitisë, njëherësh ish i burgosur politik, feston edhe ditëlindjen.

Thotë se ditëlindjen nuk e kishte festuar asnjëherë më parë, por, tash e tutje, ka arsye të fortë ta shndërrojë në festë.

Megjithatë, as sot nuk e fsheh zhgënjimin me institucionet që nuk ia njohën statusin e invalidit.

Emocionin e gëzimit, qytetarët nuk e kanë fshehur gjithandej.

Në shenjë falënderimi për SHBA-në, në grykën e Kaçanikut, u vendosën flamujt amerikanë.

Derisa po mbahej seanca në Kuvend, ata kanë zgjedhur që këtë moment ta presin bashkë nëpër kafeteritë e qytetit.

Për ta festuar këtë ditë, siç e kanë quajtur historike për shtetin e Kosovës, veteranët e Kaçanikut kanë organizuar një festë.

Artikuj të ngjashëm