Fermerët dhe grumbulluesit e qumështit përmes një proteste simbolike kanë shënuar ditën ndërkombëtare të qumështit, duke thënë se nuk po festohet dita e qumështit por po festohet dita e vajit të palmës.
Dhjetëra fermer me pamflete në duar “Vaji i palmës shkatërron shëndetin, na mbyll fermat”, “Fermerët kërkojnë mbrojtje nga shteti”, nga sheshi “Skënderbeu”, u bënë thirrje udhëheqësve të shtetit përkrahje për prodhimet e tyre, transmeton kp.
Sadik Bricori, nënkryetar i shoqatës së fermerëve të qumështit të Kosovës, tha se protesta simbolike ka qëllim që të kundërshtojnë importin e vajit të pallmës.
Sali Thaçi, fermer nga Komuna e Klinës, tha se sot janë në shesh për të treguar se janë kundër vajit të palmës, pasi ka shumë import të vajit të palmës.
Ndërsa, Ismet Nimani, tregon se kotë i mbanë 60 krerë lopë, pasi qumështi i tyre nuk mund të plasohet në treg. Për këtë arsye ai sot ka vendos që të protestojë e jo të festojë ditën ndërkombëtare të qumështit.
-
Fermerët “lajnë” me qumësht Ministrinë e Bujqësisë
-
Fermerët e qumështit me traktorë e cisterna protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë
-
Protesta e fermerëve “ndalon” qumështin pluhur dhe vajin e palmës
-
Prodhuesit nuk po mund ta shesin qumështin, mbi 70 mijë litra të grumbulluara në stoqe
-
Memaj: Vaji i palmës po shkatërron bizneset e fermerëve dhe shëndetin e qytetarëve