Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ferizaji bën gati hartat zonale

Foto: Koha

Komuna e Ferizajt, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe me ekipin konsulent profesional të kompanisë INSI, ka nisur përgatitjet për hartimin e hartave zonale.

Ky projekt po cilësohet i rëndësishëm derisa parasheh se ku do të ketë ndërtime të institucioneve arsimore, shëndetësore, ndërtime të banesave kolektive, ndërtime të rrugëve dhe gjithçka që lidhet me Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hartimi i hartave zonale dhe databaza për zhvillimin e përgjithshëm po realizohen për herë të parë në këtë komunë, ndërkaq brenda një të ardhmeje të afërt do të nisin edhe trajnime të ndryshme rreth këtij projekti.

Këto institucione në bashkëpunim kanë mbajtur takimin e parë informues në të cilin është diskutuar për realizimin e këtij projekti, për databazën hapësinore si dokument bazë për zhvillimin e përgjithshëm të procesit të hartimit dhe implementimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)