Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ferizaj zvarrit përgatitjen e hartës zonale

Prej më shumë se një viti po zvarritet procesi i përgatitjes së hartës zonale për Komunën e Ferizajt, nëpërmjet të cilit synohet zgjidhja e planifikimit urbanistik të territorit të saj.

E nga këto harta derivojnë edhe planet rregullative të Komunës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Projekti për Hartat Zonale cilësohet shumë i rëndësishëm meqë parasheh se ku do të ketë ndërtime të institucioneve arsimore, shëndetësore, ndërtime të banesave kolektive, ndërtime të rrugëve dhe gjithçka që lidhjet me Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit në Komunën e Ferizajt, shkruan sot Koha Ditore.

Gëzim Kokollari, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, ka thënë se hartimi i hartës zonale dhe databaza për zhvillimin e përgjithshëm, si iniciativë pati nisur nga qeverisja e kaluar, mirëpo qeverisja aktuale po e zvarrit këtë dokument pa ndonjë arsyeje konkrete.

Sipas tij, ky dokument është mjaft i rëndësishëm derisa e orienton zhvillimin e qytetit në përgjithësi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)