Komuna e Ferizajt brenda këtij viti do t’i nisë procedurat për blerje të 20 autobusëve për trafikun urban të qytetit në të cilën përfshihen edhe fshatrat: Talinoc, Doganaj, Varosh, Doganaj, Zaskok, Dubrav, Balaj, Lloshkobvare Prelez etj., të cilat llogariten si paralagje të qytetit.
Këtë projekt tashmë është shprehur e gatshme ta mbështetë edhe Avdullah Hoti, ministër i Financave, i cili nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të kësaj komune Muharrem Svarqa, ka kërkuar takim informues për situatën e transportit publik në këtë Komunë, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
Artikuj të ngjashëm