Procesi i legalizimit të 40 mijë ndërtimeve pa leje në Ferizaj ka nisur të premten.
Lulzim Aliu, drejtor i Urbanizmit në Komunën e Ferizajt, nëpërmjet një njoftimi ka thënë se tashmë ka nisur procesi i legalizimit për objektet pa leje, andaj ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune t’i nënshtrohen këtij procesi, shkruan sot Koha Ditore.
“Nënshkrova legalizimin e parë të një shtëpie të ndërtuar pa leje. Ftoj të gjithë qytetarët që kanë objekte pa leje t'i nënshtrohen procesit të legalizimit, sepse është obligim ligjor. Është proces i lehtë dhe i shpejtë”, ka njoftuar Aliu.
Kenan Gashi, drejtor në rrjetin e OJQ-ve “Avonet” në Ferizaj, ka thënë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deri tashti e ka zvarritur procesin për ndryshimin e ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje nr. 04/L-188, i cili ndërkohë ka dalë dhe është plotësuar nëpërmjet dëgjimeve publike dhe pastaj është miratuar në Kuvendin e Kosovës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)
-
Ndërtimet pa leje, prokuroria inicion kallëzim penal ndaj një zyrtari të Komunës së Ferizajt
-
Shkaku i pandemisë, Komuna e Ferizajt kërkon shtyrjen e afatit për legalizimin e objekteve
-
Klina nis procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje
-
Ferizaj, afro 40 mijë ndërtime pa leje në pritje të Ligjit për legalizim
-
Komuna e Prishtinës publikon Udhëzuesin për legalizim të ndërtimeve pa leje