Inspektorati i Komunës së Ferizajt kohët e fundit ka nisur një aksion për inspektimin e furrave të bukës në këtë komunë me qëllim të parandalimit të manipulimeve rreth peshës së bukës, shkruan sot Koha Ditore.
Ky aksion po realizohet në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, ndaj deri tashti janë inspektuar gjithsej 14 furra buke. Ndërkohë në kuadër të aksionit Inspektorati ka shqiptuar 4 gjoba administrative për 4 biznese furrash të cilat janë gjobitur me nga 750 euro.
Ridvan Berisha, shef i Inspektoratit i Ferizajt, ka deklaruar se brenda pak ditësh janë inspektuar gjithsej 14 furra derisa shumica prej tyre dyshohet se kanë manipuluar me peshën e bukës. Sipas tij me këtë aksion do të vazhdojnë edhe në të ardhmen derisa ato të vetëdijesohen se puna duhet të bëhet korrekte dhe të mos manipulohen qytetarët. (Më gjerësisht sot në Koha Ditore).
-
Gjobiten tetë furra të bukës në Pejë dhe Gjilan
-
Inspektorati i Tregut shqipton gjoba ndaj furrave që mashtruan me peshën e bukës
-
Në Ferizaj ndëshkohen disa furra të bukës për mungesë të higjienës
-
Mosrespektimi i Ligjit kundër duhanit, 12 gjoba ndaj bizneseve në rajonin e Ferizajt
-
Gjobitet me 1,000 euro furra në Gjilan, pesha e bukës më e vogël sesa që deklarohej