Kafshë të ndryshme, peizazhe, monumente nga trashëgimia kulturore e pamje të tjera, rrumbullakohen në rreth 40 piktura, autorë të të cilave janë fëmijët.
Ekspozita “Fëmijët për fëmijët” me vepra të cilat të enjten do të nxirren në ankand, pos që shfaq talentin e fëmijëve prishtinas në art, ka për synim të mbledhë mjete për dy strehimore fëmijësh në kryeqytet, shkruan sot “Koha Ditore”. Në edicionin e gjashtë me radhë organizatorët të hënën kanë hapur ekspozitën në bibliotekën kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMerita Jaha, drejtoreshë e shkollës së artit “M-atelier”, ka thënë se këtë vit janë bashkuar edhe fëmijët e shkollës “Quality Schools Internacional”.
“Mjetet e mbledhura çdo vit ua dedikojmë grupeve të ndryshme të fëmijëve. Këtë vit kemi përzgjedhur dy strehimore të Prishtinës, të cilat strehojnë fëmijët e abuzuar e të neglizhuar. Shoqatat që kanë strehimoret janë nën ombrellën e Koalicionit të Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve”, ka thënë ajo.
“Janë rreth 30 fëmijë të shkollave të ndryshme, por shumica janë në kursin e ‘M-atelier’. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është promovimi i artit dhe pasurimi i jetës kulturore. Mundohemi t’i edukojmë fëmijët që pse jo nesër të mos jenë filantropë”, ka thënë Jaha... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.