Policia sapo e ka arrestuar Faton Ramadanin, pjesëtar i familjes Kiçina për sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.
Megjithatë Faton Ramadani nuk e ka kryer sulmin, ndaj gazetarit Kajtazi, por një shoqërues i tij, transmeton Insajderi
Vehbi Kajtazi, është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në një nga lokalet në kryeqytet.
Në Polici janë shoqëruar edhe persona tjerë që kanë qëndruar bashkë me Faton Ramadanin.
Pjesëtarët e Policisë aktualisht janë duke e intervistuar gazetarin Kajtazi. Po ashtu, njoftohet se po interviston edhe personat të cilët kanë qenë bashkë në të njëjtën tryezë me sulmuesin e Kajtazit, në momentin kur ka ndodhur sulmi.
Artikuj të ngjashëm