Policia e Kosovës përmes një komunikate ka sqaruar lidhur me sulmin që i është bërë gazetarit Vehbi Kajtazi në një lokal në Prishtinë.
Komunikata e plotë e Policisë:
Sot rreth orës 14:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, një person është sulmuar dhe rrahur nga persona të dyshuar.
Bëhet fjalë për viktimën: V. Kajtazi, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.
Ndërlidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacionin policor një person për ta intervistuar në lidhje me ngjarjen në fjalë.
Edhe
Një gazetar sulmohet nga dy persona në Prishtinë
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje, me një fokus të veçantë për identifikimin e personave të dyshuar.
Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar më tej në fazat e tjera.
-
Dorëzohet në Polici sulmuesi i Kajtazit – e pranon ta ketë kryer sulmin, por thotë të mos e ketë ditur kush është viktima
-
Policia identifikon sulmuesin e Kajtazit, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij
-
Vehbi Kajtazi u rrah për shkak të shkrimeve të tij, raporton Reuters
-
Faton Ramadani shoqërohet në polici për sulmin ndaj Kajtazit