Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kajtazi do që hetimet ndaj atij që e sulmoi të përfshijnë edhe Milaim Zekën

Fitim Thaçi, në mesditën e së hënës, pritet të dalë para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për sulmin fizik që i shkaktoi të premten gazetarit të Insajderit, Vehbi Kajtazi.

Prokuroria e Shtetit, paraprakisht ia caktoi masën e ndalimit prej 48 orësh, raporton KTV.

Avokati Gazmend Halilaj, është i bindur se ai do të lirohet me procedurë të rregullt, pasi thotë se përleshja ka ndodhur pa paramendim.

Por, version tjetër të incidentit e jep gazetari Vehbi Kajtazi.

Avokati Gazmend Halilaj, i ka bërë thirrje Prokurorisë që rasti i të mbrojturit të tij të trajtohet vetëm si sulm i lehtë fizik dhe të mos marrë ngjyrime politike, pasi, sipas tij, klienti i tij nuk e ka ditur se po e sulmon një gazetar.

Vehbi Kajtazi është i bindur se Thaçi e sulmoi atë për shkak të shkrimeve të tij rreth zbulimit të mashtrimit të Milaim Zekës.

Edhe Ndalim 48 orësh sulmuesit të gazetarit Kajtazi Kronikë Ndalim 48 orësh sulmuesit të gazetarit Kajtazi

Madje, ai thotë se ka dëshmi që sulmuesi është shofer i Milaim Zekës dhe ka kërkuar nga Prokuroria e Kosovës, zgjerim të hetimeve dhe përfshirjen e tij në këtë rast.

Pak para mesnatës, Fitim Thaçi është dorëzuar në Stacionin Policori numër 2 në Prishtinë.

Ai nuk foli për media, pos asaj që nuk e ka ditur se kush ishte Kajtazi dhe që gjoja nuk kishte dijeni për shkrimet e tij kundrejt Milaim Zekës.