Familjarët e gjashtë gylenistëve të arrestuar kanë dalë para objektit të qeverisë dhe po kërkojnë takim me kryeministrin Ramush Haradinaj, për të mësuar për fatin e familjarëve të tyre.
Djali i gylenistit Mustafa Sabri Gurkan, ka thënë për KTV-në se familjarët po kërkojnë takim me kryeministrin për të marrë informata rreth familjarëve të arrestuar, ndërsa Nevin Ervin, bashkëshortja e Mustafa Erdinit, beson se gylenistët ende janë në Kosovë.
Bashkëshortja e Mustafa Erdinit, njërit prej gjashtë gylenistëve të arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës, beson se të arrestuarit ende janë në Kosovë.
Në një deklaratë për KTV-në, ajo ka thënë se nuk dëshirojnë t’i kthejnë gylenistët te regjimi i presidentit turk Erdogan.
Gjashtë shtetas turq që kishin leje qëndrimi në Kosovë sot me shpejtësi iu hoq ajo, u arrestuan dhe mendohet se rreth orës 13 të ditës së enjte janë ekstraduar për në Ankara. Lejet e qëndrimit ia revokoi Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa aksionin e kanë kryer AKI-ja dhe Policia e Kosovës.
-
Haradinaj u premton familjarëve të “gylenistëve” se do shqyrtoj çdo kërkesë të tyre
-
Gruaja e njërit turk të arrestuar u lutet institucioneve të qartësojnë fatin e gjashtë burrave turq
-
Familjarët e gylenistëve nën ankth kërkojnë sqarime për krejt çka ndodhi
-
HRW kërkon shpjegim nga Kosova për arrestimin e gylenistëve
-
Qeveria ua konfirmon familjarëve deportimin në Turqi të gylenistëve