Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria ua konfirmon familjarëve deportimin në Turqi të gylenistëve

Qeveria e Kosovës ka pritur në takim familjarët e gjashtë gylenistëve të arrestuar të enjten. Gjatë takimit, këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, ka informuar familjarët se gjashtë gylenistët janë deportuar në Turqi, transmeton Koha.net.

“Me mbështetjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të institucioneve përgjegjëse do të bëjmë ç ‘është e mundur për hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës lidhur me operacionin e ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ku janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq”, u ka thënë Arifi familjarëve të gylenistëve të arrestuar.

“Kryeministri Ramush Haradinaj pas paqartësive të krijuara dhe mosinformimit në kohë të duhur lidhur me këto zhvillime, në bazë të kompetencave të tij ligjore dhe kushtetuese sot ka ndërmarrë hapat e nevojshëm duke liruar nga detyra Drejtorin e AKI-së, Driton Gashi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj”, thënë ai.

Të arrestuar kanë qenë drejtori i përgjithshëm i Shkollës "Mehmet Akif" në Kosovë Mustafa Erdem, zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori i shkollës në Gjakovë, Kahraman Demirez dhe dy arsimtarët Djihen Ozkan dhe Hasan Gunakana dhe gjithashtu mjeku Osman Karakaja.