Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Familjarët e “gylenistëve” përshëndesin seancën e Kuvendit

Stafi i Kolegjeve “Mehmet Akif” dhe familjarët e turqve të dëbuar nga Kosova përmes një komunikate për opinionin kanë përshëndetur mbajtjen e seancës së Kuvendit që do t’i kushtohet këtij rasti dhe kanë kërkuar që të shmangen etiketimet e tyre pa fakte.

Në komunikatë thuhet:

Pas ngjarjeve fatkëqija të datës 28 mars 2018, stafi mësimdhënës i Kolegjeve Mehmet Akif dhe familjarëve të të dëbuarve, mbajtja e seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës mbi zbardhjen e rrëmbimit të mësimdhënësve tanë është sadopak ngushëlluese dhe një shenë e mirë që të vihet drejtësia në vend dhe te parandalohen ngjarje të tilla.

I njoftojmë të gjitha institucionet dhe mediat kosovare që jemi të gatshëm për bashkëpunim që ngjarjet dhe akuzat e pabaza të vërtetohen ligjërisht larg interesave politike apo institucionale.

Si institucion arsimore edukative ushtrojmë aktivitetin tone për gati dy dekada dhe njihemi për përkushtimin tone në arsim, respektimin e normave dhe standardeve ligjore.

E ndiejmë të nevojshme t’ju bëjmë me dije se pas kidnapimit të mësimdhënësve tanë ka nisur në të njëjtën kohë edhe fabrikimi i justifikimeve për të mbuluar aktin joligjor dhe te turpshëm të rrëmbimit.

Edhe Sot seancë e jashtëzakonshme për rastin e dëbimit të shtetasve turq Arbëri Sot seancë e jashtëzakonshme për rastin e dëbimit të shtetasve turq

Në disa media elektronike janë shfaqur informacione të pavërteta për rekrutim dhe financime të paligjshme, gjë që nuk pasqyron realitetin.

Institucioni ynë dhe familjarët e të dëbuarve do të ankohen konform ligjeve për lajmet e rreme.

lutemi shumë institucioneve dhe mediave të respektojnë dinjitetin e personave duke i kursyer ata nga etiketimi pa pasur vendime të organeve kompetente ligjore, përfundon komunikata e stafit të punonjësve të Kolegjeve ‘Mehmet Akif’ dhe familjarët e të të dëbuarve.