Procesi i faljes së borxheve publike është përcjellë me shkelje ligjore në Prishtinë, Graçanicë, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Hani i Elezit, Ranillug, Novoberdë dhe Skënderaj.
Këtë e ka bërë të ditur, të mërkurën, Besnik Osmani, auditor i përgjithshëm në një tryezë të Institutit GAP, ku është prezantuar analiza me titull “Efektet e Ligjit për faljen e borxheve”. Ai më tej ka thënë se në këto komuna procesi i faljes së borxheve do të auditohet, shkruan sot Koha Ditore.
Osmani i ka bërë këto komente derisa ka folur në lidhje me dështimet nga komunat dhe Ndërmarrjet Publike, që të zbatojnë nenin 5 të Ligjit për faljen e borxheve publike, i cili kërkonte që institucionet duhet të hartojnë listat e personave që kanë të drejtë të përfitojnë nga ky ligj...(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
ZKA-ja evidenton shkelje në tetë komuna në procesin e dhënies dhe menaxhimit të pronës publike
-
Latifi: Ministria e Financave le t’ua falë borxhet qytetarëve
-
Murati publikon borxhet e komunave, prin Gjilani, Ferizaj e Mitrovica
-
Shumë borxhe të “parealizuara” në komunat e rajonit të Prishtinës
-
Nga falja e borxheve përfituan vetëm qytetarët me paga të mëdha